Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj ka eksperimentuar jo pak herë me ‘look-un’ e saj. Ajo është shfaqur përherë në daljet e saj publike mjaft ekstravagante së bashku me të dashurin e saj, SinBoy.
Së fundmi me anë të një postimi në ‘Instastory’, Balaj ka treguar se ka vendosur t’i lyejë flokët në ngjyrë jeshile.
Nuk dihet nëse reperja do të shfaqet kështu në projektet e saj të ardhshme muzikore, apo është thjesht një ndryshim i momentit.
Kujtojmë se prej kohësh, Rina ka treguar se ka nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj, i cili duket se është një suportues shumë i madh i saj./revistawho.com