Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje 09/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK 09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…” 09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

Masat kundër koronavirusit/ VIP-at shqiptarë zbatojnë rregullat dhe vetëizolohen në shtëpi

12/03/2020
in Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A
Masat kundër koronavirusit/ VIP-at shqiptarë zbatojnë rregullat dhe vetëizolohen në shtëpi

 





Një ndër masat që duhet zbatuar këto ditë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, është vetëizolimi në shtëpi. Vipat e kanë zbatuar thirrjen e autoriteteve për të qëndruar sa më shumë në shtëpi dhe përmes rrjeteve sociale kanë bërë apel që edhe qytetarët ta zbatojnë këtë rregull. “Unë qëndroj në shtëpi” është bërë hashtagu më i famshëm së fundmi dhe më poshtë ju sjellim vetëm disa nga shumë vipat që janë izoluar.

Bes Kallaku ka postuar një video nga shtëpia ku tregon se po e kalon kohën me familjen e tij, duke luajtur me vogëlushen Ajka dhe bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen.


https://www.instagram.com/p/B9mrvU1HQg5/

Arbana Osmani gjithashtu po i kalon këto ditë në shtëpi duke luajtur me djalin dhe mbesën. Moderatorja ka postuar disa foto e video ku shfaqet me vogëlushët dhe shkruan se po i kalon këto ditë me njerëzit që do më shumë.

Alban Skënderaj gjithashtu ndodhet në shtëpi me familjen e tij. Këngëtari ka postuar një video ku i kërkon ndjekësve të ruajnë shëndetin e tyre dhe uron që kjo të kalojë sa më shpejt si një kujtim i keq.

https://www.instagram.com/p/B9mWbjxAvNG/

Edhe aktori Olsi Bylyku përmes një videojë nga shtëpia e tij bën thirrje që njerëzit të zbatojnë rregullat, të lajnë duart, të vendosin maskat e të mos frekuentojnë ambiente të populluara.

https://www.instagram.com/p/B9m7wNJHKpx/

“Ne keto dite te veshtira per te gjithe, behuni te pergjegjshem dhe qendroni ne shtepi”, – shkruan Kiara Tito e cila gjithashtu është izoluar në shtëpi.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eranda Libohova ka vendosur të qëndrojë në shtëpi dhe këtë e ka bërë të ditur me një video në Instagram. Eranda shprehet se po e shijon ditën me diell nga veranda e shtëpisë dhe bën thirrje që të gjithë të jenë vigjilentë e të kujdesen për shëndetin.

https://www.instagram.com/p/B9l1LDLH2Pz/

Edhe Klea Huta gjithashtu ka dhënë një mesazh nga shtëpia: “Po jam në shtëpi për veten, për ty, për familjen time, për familjen tënde, për prindërit e mi, për prindërit e tu, përgjyshërit e mi dhe për gjyshërit e tu. Dhe përveç kënaqësisë që kam kur rri në shtëpi, pasi pashë disa filma, tani do filloj të lexoj. Pa panik, pa shqetësim, sepse është e rëndësishme të jemi të kthjellët dhe të qetë mendërisht dhe mendoni pozitivisht”.

Tags: izolohenMesazhene shtepisensibilizuesevipat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Next Post
Elvana Gjata jep mesazhin e rëndësishëm ‘live’ në ‘Top Channel’: Ju lutem mos u panikosni…

Elvana Gjata jep mesazhin e rëndësishëm ‘live’ në ‘Top Channel’: Ju lutem mos u panikosni...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera