Covid-19 është virusi i cili u përhap me shpejtësi në botë dhe ka marrë shumë jetë njerëzish. Ashtu si të gjithë e dimë personat të cilët nuk e përballojnë këtë virus janë të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje të tjera shoqëruese. Këtë mëngjes Sara Hoxha ka bërë një postim mjaft prekës. Duke treguar historinë e vogël të familjes së saj Hoxha na zbuloi se vëllai i saj vuan nga një sëmundje. Nëpërmjet këtij postimi ajo bën thirrje të qëndroni në shtëpi derisa kjo situatë e vështirë të kalojë. Vetëm duke u izoluar do të kujdeseni për njerëzit më të dobët.”Kjo është një histori e vogël..Familja ime dhe unë jetojmë vetë, nuk kemi njerëz të moshuar; dy fëmijë dhe dy të rritur të shëndetshëm. Ime më nga ana tjetër, jeton me vëllain tim 12 vjeç. Ai vuan nga Diabeti Tipi1. Duke dalë jashtë, ju po rrezikoni jetën e tij dhe mundësinë që ai të vihet në kontakt me këdo që mund ta ketë. Qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi për njerrëzit që nuk munden. Për infermierët tanë, mjekët, shitësit e frutave, arkëtarët e supermarketeve, farmacistët dhe të gjithë të tjerët që po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për ato më të dobëtit. Qëndro mirë”, shkruan Sara në postimin e saj.
Në këto ditë të vështira izolimi në shtëpi është mënyra më e mirë për t’i treguar njerëzve tanë të dashur se sa shumë i duam.
https://www.instagram.com/p/B98tp7gn2Lq/?igshid=11wcrwowzcmr9