Aktorja e “Anabel Hostel”, Dea Mishel, i ka befasuar të gjithë ndjekësit me postimin e saj të fundit. Gjithmonë e kemi parë si një vajzë mjaft elegante, por Dea Mishel ka treguar se di të bëjë edhe punë meshkujsh. Ajo ka publikuar një video, ku shfaqet duke gdhendur drru. “Mund të dukem si një vajzë delikate, por babi më ka mësuar të gdhend drru që 5 vjeç. Kam pasur fëmijërinë më të bukur në studio duke pikturuar, duke gdhendur, duke krijuar. Asnjëherë një ditë e mërzitshme në këtë shtëpi. E dua të bërit art me familjen time, janë më fantastikët”, shkruan aktorja bukuroshe dhe ndjekësit kan filluar ta komplimentojnë menjëherë.
https://www.instagram.com/p/B99T0rtj4fb/?igshid=l2om20kiwidc