Nga Ajn
Dita e 12-të e vetizolimit. Europa sot na hapi dyert duke shënuar hapjen e negociatave. Veçse ngjan si t’i thuash të verbrit “dil, je i lirë”. Ku të shkojë i verbri? Ku të shkojmë ne të ngujuarit? Sa herë Europa na hap dyert ne qëllojmë të izoluar! Kështu ndodhi në komunizëm kur Europa na hapte krahët e kështu ndodh sot. Por ky lajm na bëri të mendojmë për të ardhmen, për ditët kur skëterra do mbarojë, kur do rinisë jeta, kur do jemi të lirë, kur do qeshim, do kërcejmë, do dalim, do puthemi e do pimë, kur do ta mposhtim frikën, kur nuk do pyesim më, mos e kam unë radhën? Le të rrimë me dyer të mbyllura që të mund të arrijmë të ardhmen. Europa do na presë ?.
Sot, jam zgjuar në 4 të mëngjesit. Fqinjit tim që është furnitor ushqimesh nuk i ndizej makina. Pas 37 përpjekjesh, që i numërova me durim, ai u dorëzua. Disa pika ushqimore sot nuk u furnizuan. E martë tersi. Por ka prapë ditë. Nesër me siguri do i ndezë. Sepse nesër është ditë e re.
Dhe nesër unë do të kujtoj ditët e lumtura të jetës sime. Do më japin forcë edhe për disa ditë. Do më bëjnë të kuptoj që çdo gjë është cikël. What comes around goes around. Në këtë luftë atipike të gjithë jemi ushtarë dhe fronti është në divan. Nuk është aq e vështirë. We can do it.
P.S: Dini gjë çfarë thotë horoskopi për fundin e muajit? / revistawho.com