Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nëse je mjeke, infermiere a farmaciste, fustanin e dasmës e merr falas nga “Geraldina”

24/03/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Nëse je mjeke, infermiere a farmaciste, fustanin e dasmës e merr falas nga “Geraldina”

Kompania e njohur ‘Geraldina Sposa’, e cila është kujdesur për vite me radhë për ditën më të veçantë të njerëzve që kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, ka ndërmarrë së fundmi një vendim sa të bukur edhe special.





Me anë të një postimi në rrjetet sociale, sipermarrësja e saj, Marcela Lati ka njoftuar se për vitin 2020, të gjitha ato vajza me profesion farmaciste, mjeke, infermiere që janë momentalisht duke punuar në sistemin shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, ‘Geraldina Sposa’ ka zgjedhur t’i thojë faleminderit në formën më të veçantë.

“Për të gjithë ato vajza farmaciste, mjeke, infermiere e punonjëse të Spitaleve (Infektivi, Trauma, Sanatoriumi), që po punojnë në sistemin tonë shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, që po luftojnë për të shpëtuar jetët e atyre që janë të infektuar me COVID-19, Geraldina Sposa (frymëzuar nga nisma e shtëpisë së modës spanjolle në veshjet e nusërisë PRONOVIAS) ka një mënyrë që t’ju thotë Faleminderit!


Nëse ke në plan të martohesh deri në fund të 2020-ës, Geraldina Sposa tregon mirënjohje duke të mundësuar pa asnjë kosto, qiranë e Fustanit tënd të nusërisë.

Si funksionon kjo?

Nëse jeni farmaciste, mjeke, infermere, apo asistente/punonjëse kontribuese në përballjen e kësaj krize dhe punoni në spital apo farmaci deri në fund të Qershorit 2020, mund të zgjidhni fustanin tuaj të nusërisë në koleksionin e “Dashurisë” së Geraldina Sposa. Ky koleksion është selektuar tashmë dhe përbëhet nga veshje nuserie të firmës spanjolle Pronovias, që gjendet në dyqanin e Geraldina Sposa në Tiranë, në adresën:

Rruga Ibrahim Rugova

Pallatet Shallvare. Shk 6

Tiranë

Instagram @geraldina_sposa

Fb Geraldina Sposa official

Sapo kjo periudhë e vështirë të kalojë, na shkruani dhe ne do t’ju kontaktojmë për të mundësuar një takim.

Cfarë ju duhet për të marrë pjesë?

Ju duhet një kopje e kontratës suaj të punës, e cila vërteton që ju jeni punonjëse e Spitaleve të mësipërme, shoqeruar me një vërtetim nga puna, që e keni ushtruar këtë profesion gjatë periudhes mars-qershor 2020.

Duke ju falenderuar nga zemra që në këto momente të vështira jeni duke sakrifikuar për ta bërë të sigurt jetën tonë, urojmë t’ju takojmë sa më shpejt në sallonin tonë.

#eBardhaeJetes #geraldinasposa”, ka shkruar Lati në postimin e fundit në rrjetet sociale, duke i informuar deri në detaje të gjithë ndjekësit rreth këtij vendimi, i cili është komplimentuar menjëherë nga të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.

Me siguri ky vendim i ndërmarrë nga ‘Geraldina Sposa’ për të falenderuar të gjithë ata që janë në front të parë me ‘Covid-19’, do të shërbejë si një mesazh i fuqishëm se doktorët, infermierët dhe farmacistët duhen duartrokitur fort për punën e tyre në këto ditë të vështira./revistawho.com

https://www.instagram.com/p/B-IVmLUpBTu/?igshid=8nezgxxu66bf

 

Tags: dasmeDoktoreshefarmacistegeraldina sposainfermiereNdermarrinrevista who
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Next Post
Presidenti Meta ka ditëlindjen, “pika e tij e dobët” e uron me foton dhe dedikimin emocionues

Presidenti Meta ka ditëlindjen, “pika e tij e dobët” e uron me foton dhe dedikimin emocionues








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera