Ditën e djeshme këngëtarja Anxhela Peristeri, festoi ditëlindjen e saj. Urimet për këngëtaren nga kolegët dhe fansat kanë qënë të shumta ndërsa mes tyre spikat ai i këngëtares Era Rusi. Me një buqetë me tulipanë dhe një shkrim mbi të, Era kishte vendosur ta suprizonte mikeshën e saj. “Uroj të dalim sa më shpejt nga karantina dhe të festojmë së bashku. Përqafime në distancë”, lexohet në pusullën bashkangjitur me lulet e veçanta.
Ky detaj e ka lumturuar Anxhelën pa masë dhe menjëherë e ndau dhe me ndjekësit e saj, teksa e ka falenderuar publikisht Erën.