Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi duket se në ditët e karantinimit ka vendosur të bëjë ‘rap’ sërish pas një sërë baladash dashurie që ka sjellë.
Ajo ka publikuar së fundmi një video në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku shfaqet në kushtet e shtëpisë, e pagrimuar duke interpretuar.
“Para se të dalë kënga që kam paralajmëruar, më erdhi t’i shkruaj këto rreshta dhe në kushte shtëpie e bëra një video siç zakonisht i bëj demot e mia. Tagg dikë që mund të gjejë veten në këto rreshta. Jeta në karantinë, gjendja ime”, ka shkruar Fifi krah videos ku shaqet duke repuar sërish.
Me siguri fansave i kishte munguar ky lloj interpretimi nga Fifi, e cila prej kohësh ka sjellë disa balada dashurie të cilat janë kthyer menjëherë në hite./revistawho.com
https://www.instagram.com/tv/B-QPps5ApU0/?igshid=j3o41hnq9mye