Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur! 20/12/2025
Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni! 20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Fuqia e Omegës, cilat janë yndyrat e mira dhe cilat janë ato të dëmshme?

29/03/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Fuqia e Omegës, cilat janë yndyrat e mira dhe cilat janë ato të dëmshme?

Për momentin, tregjet janë plot me ushqime pa yndyrë. Gjatë të gjithë kohës jemi të bombarduar me mesazhet se yndyra na bën keq.





Por, çfarë është yndyra? Përse kemi nevojë për të? A mund të jetojmë pa të? A duhet ta shmangim me çdo mënyrë? Për këto pyetje e shumë të tjera, AgroWeb.org ju jep përgjigje më poshtë:

Yndyrnat e dëmshme

Duke lënë mënjanë faktet interesante, mungesa e yndyrnave, ose më saktë acideve yndyrore mund të çojë në dëme të pariparueshme për organizmin tonë, duke shkaktuar shqetësime të mëdha në metabolizëm.


Ne përballemi me yndyrnat e këqija dhe ato të mira. Disa prej yndyrnave të këqija dhe veçanërisht yndyrnat trans, ose ato të ngopura ndikojnë negativisht në organizmin tonë.

Yndyrnat e ngopura gjenden kryesisht tek produktet blegtorale, mishi dhe nënproduktet e qumështit.

Mishi i viçit, i derrit, i qengjit, mishi i pulës dhe lëkura e shpendëve, qumështi me yndyrë të plotë, djathi, akullorja, vajrat tropikale dhe dhjami i derrit janë burime të këtyre yndyrnave.

Yndyrnat e ngopura janë shkaktare të rritjes së nivelit të kolesterolit në gjak, që rrit gjasat e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Ushqimet që përmbajnë pjesërisht vajra vegjetalë të hidrogjenizuar kanë nivel shumë të lartë të yndyrnave trans.

Këto janë yndyrnat më të këqija për organizmin. Yndyrnat trans gjenden në ushqimet e skuqura, margarina, ëmbëlsirat, ushqimet e përpunuara, siç janë kokoshkat e paketuara që përgatiten në mikrovalë etj.

Ashtu si në rastin e yndyrnave të ngopura, yndyrnat trans mund të rrisin kolesterolin dhe të mbajnë nën fre nivelet e kolesterolit të mirë.

Yndyrnat trans trefishojnë shanset që ju të prekeni nga sëmundjet e zemrës në krahasim me yndyrnat e ngopura.

Yndyrnat e mira

Tani i vjen rradha yndyrnave të mira. Njihen ndryshe si yndyrnat e pangopura, që janë të dobishme për ta mbajtur organizmin të shëndetshëm dhe plot energji.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me yndyrna të mira ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, përmirëson nivelet e kolesterolit në gjak, nivelet e insulinës dhe ekuilibron nivelet e sheqerit.

Këto yndyrna janë të dobishme për organizmin, por ky i fundit nuk i prodhon ato. Megjithatë, nuk është e nevojshme që të shkoni në farmacinë më të afërt për të marrë pilulat që mendoni se ju nevojiten.

Keni shumë ushqime që mund t’ju japin sasinë e nevojshme të këtyre yndyrnave, mjafton që t’i bëni pjesë të dietës suaj.

Yndyrnat mono-të-pangopura ose Omega 9 mund t’i gjeni tek avokadot, ullinjtë, arrorët dhe gjalpi natyral i kikirikut. Këto yndyrna i japin trupit dhe sistemit imunitar një ndihmë të madhe.

Yndyrnat polio-të-ngopura njihen ndryshe si Omega 3 dhe acidet yndyrore Omega 6

Acidet yndyrore Omega 6 gjenden tek vajrat vegjetalë që ne i konsumojmë me bollëk.

Këshillohet që ushqimi juaj të jetë më e pasur me acidet Omega 3 që gjendet tek produkte si peshku, sardelet, gocat e detit, toni, trofta e liqenit, vaji i peshkut, farat e linit, arrat, algat e detit dhe suplementet e saj, lakrat e vogla, kale, spinaqi dhe majdanozi.

Acidet yndyrore Omega 3 luftojnë inflamacionin, mbajnë nën kontroll mpiksjen e gjakut, ulin tensionin e gjakut dhe trigliceridet. Konsiderohen si një kampion i vërtetë mes acideve yndyrore.

Siç mund ta shikoni, kur vjen puna tek yndyrat, gjithçka vërtitet rreth konsumimit të ushqimit të duhur.

Për fat të mirë, ushqimi shqiptar me bazë vaj ulliri organik, arra, peshk dhe perime të gjelbra është perfekt për të mbajtur një ekuilibër të acideve yndyrore në trup.

Tani që e dini që nuk keni përse të keni frikë nga yndyra mos hezitoni të përfitoni gjithçka që mundeni nga ato më të shëndetshmet./AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Shumë shpejt prindër për herë të parë, bashkëshortja e Mc Kreshës zbulon sa fëmijë dëshiron të ketë

Shumë shpejt prindër për herë të parë, bashkëshortja e Mc Kreshës zbulon sa fëmijë dëshiron të ketë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera