Gjatë këtyre ditëvë në vetëizolim, vajzat shqiptare na kanë treguar aftësitë e tyre në gatim duke na mësuar edhe receta të reja. Postimet me pjata të shijshme gatimesh kanë qenë të shumta në Instagram. Mirëpo vajzat nuk janë të vetmet që dinë të gatuajnë mirë pasi këto ditë aftësitë e tyre i kanë shfaqur edhe djemtë.
Patrisi është një ndër djemtë që e ndihmon bashkëshorten e tij Tunën në kuzhinë. Këtë e ka treguar vetë këngëtarja e cila në një postim u shpreh se pasi gjeti një recetë gatimi në internet, i kërkoi Patrisit ta përgatiste.
Po ashtu edhe Eduarti ka gatuar për Arbanën një pjatë të veçantë. Bëhet fjalë për sushit të cilat Eduarti i ka përgatitur vetë ndërsa Arbana e filmonte. Përmes postimeve në Instagram, Arbana tregoi se Eduarti ia doli me sukses t’i bënte sushit.
Nga ana tjetër edhe Olti Curri ka shfaqur aftësitë e tij në gatim duke gatuar disa pjata të shijshme. Opinionisti ka postuar në Instagram video teksa gatuan dhe u shpjegon ndjekësve të tij recetën.
Nuk mungon në këtë listë as Alban Skënderaj i cili e ka mahnitur sot Miriamin me aftësitë e tij në gatim. Këngëtarja ka postuar një foto nga tryeza ku shkruan se kjo pjatë është “sajesë alla Albani” por është shumë e shijshme.
Mark Frroku gjithashtu po e ndihmon Rudinën në kuzhinë. Ka qenë vetë moderatorja që e ka treguar këtë me një postim ku shfaqet në kuzhinë bashkë me Markun./revistawho.com