Një tjetër mënyrë për të kaluar ditët në izolim ështêë pa dyshim muzika. Pikërisht këtë gjë ka bërë çifti i njohur, Vesa Luma dhe Big Basta të cilët kanë realizuar një duet së bashku. Dyshja ka zgjedhur këngën “Holy Grail”, të Justin Timberlake, për të cilën Vesa Luma shprehet se është një nga këngët më të dashura. Përjashtim ka bërë pjesa e Big Bastës, pasi reperi ka vendosur të këndojë disa rreshta të realizuar nga ai për situatën me Koronavirusin, që ka mbërthyer botën. Menjëherë Vesa dhe Big Basta kanë marrë komplimentet e ndjekësve të tyre, të cilët janë shprehur mjaft të emocinuar për këtë realizim.
https://www.instagram.com/tv/B-bbOyzJzwP/?igshid=1j4lqwir1pt8m