Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Shenjtëria e humbur e sendeve të vogla

02/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Shenjtëria e humbur e sendeve të vogla

Nga Ajn





Dita 20 e izolimit. 277 të infektuar me Covid 19, 8 prej tyre fëmijë, të vdekur që nga 8 marsi për shkak të sëmundjes 16 veta, 77 të shëruar.
Tri javë ngujim e tri javë luftë për jetën në dy skena: brenda mureve të shtëpive tona e brenda dhomave të spitalit. Tri javë për t’u shembur ato çfarë besuam. Patëm besuar se mjaft të punonim 12 orë në ditë dhe do kishim të hanim e të shijonim jetën ngado në botë a në qytetet përreth. Patëm besuar se po të kishim para blinim çdo gjë, ushqime, rroba, bileta dhe ja ku jemi brenda shtëpive pa mundur të blejmë as 30 minuta ecje. Makinat kemi harruar si ndizen dhe bota është bërë papritur kaq e vogël. Nuk na lejohen më kënaqësitë e vogla, takimi me një mik, një kafe ekspres të shpejtë në mëngjes, një gotë verë në darkë. Duke i humbur këto kënaqësi të vogla ne kemi humbur shenjtërinë e tyre. Shpellat tona janë larg njëra-tjetrës dhe në secilën prej tyre ne mezi shtrijmë këmbët. Këto ditë më shumë se kurrë i kemi kthyer sytë nga fshati, ku hapësirat e pamata, “ofrojnë luksin” e lëvizjes së lirë nëpër fusha të lira. Mbase kur kjo të mbarojë duhet të rimendojmë se ku e kemi vendosur jetën tonë dhe mjaftojnë kutitë e qytetit për jetët tona në kafaze?
Mbase duhet të kthehemk tek toka jonë, për të rimësuar kënaqësitë e vogla që nga mbjellja e perimeve te prodhimi i ushqimit me duart tona. Mbase do rifitojmë shenjtërinë e sendeve të vogla që të mos varemi më nga rradhët e gjata të marketeve ku grushtet tona hapen për të blerë bukën e përditshme./revistawho.com


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Çfarë ka ndodhur kësaj here? Raporti i Princ William me Harry-n sërish në krizë

Çfarë ka ndodhur kësaj here? Raporti i Princ William me Harry-n sërish në krizë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera