Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…” 16/01/2026
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë… 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / E premtja e zezë

10/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / E premtja e zezë

Nga Ajn





Dita e 28 e karantinës. Po hyjmë në javën e pestë të izolimit. Për të krishterët kjo është e premtja e zezë e triditëshit të Pashkëve. Me gjasë, besimtarët e devotshëm janë zhytur në lutje për njerëzimin e madh dhe familjet e vogla. Me gjasë priftërinjtë luten dyfish në këtë sforco kur njerëzimi pyet: Po Zoti, ku është?

Përgjigjja është e qartë, Zoti është aty ku ishte në ditët që ne hargaliseshim pa vlerësuar asgjë, kur urreheshim e shtypnim më të dobëtit, kur u merrnin racionin, që ne të trasheshim më shumë dhe lëkura e tyre të puthej më shumë me kockën, kur ne shkelnim njeriun me të njëjtën lehtësi si barin.


Ja ku jemi më se katër javë më pasë në një agjërim botëror për t’i kthyer sytë nga paqja, në mos, për t’u bërë më të egër kur të dalim, tashmë si ujqër të uritur.

Ne mund të mos besojmë se ka një zot dhe mbase ai nuk është, por edhe nëse kjo është e vërtetë, qenin e tij e kanë shpikur për arsye madhore. Që nëse ne nuk besojmë te e mira dhe e keqja, dhe pra të vetërregullohemi, ta bëjmë kë të detyruar ngase kemi frikë nga e mbinatyrshmja.

Sot ishte dita e 28 dhe numrat e të infektuarve po bien. Kemi një 90-vjeçare që shërohet në Shqipëri dhe kryeministrin britanik që del nga terapia intensive. Kemi njëherësh, kisha, xhami, teqe, sinagoga e tempuj të mbyllur dhe duhet të lutemi secili në mënyrat tona për një të nesërme lirie nga cilado pranga që na mbajnë mbyllur mendjen e trupin. Që ta kujtojmë të premten e zezë si një ditë që na bën më të mirë. E keqja ka shembuj të mjaftueshëm. Nuk vlen t’i shtojmë listës së saj./revistawho.com

 

Tags: Kolona Virusi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
“Luiza 2 muaj”, Yllka Kuqi ndan me të gjithë foton më të ëmbël të vajzës së saj

“Luiza 2 muaj”, Yllka Kuqi ndan me të gjithë foton më të ëmbël të vajzës së saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera