Aktori i njohur, Rupert Grint ose siç njihet nga filmi i “Harry Poter”, Ron kokëkuqi, do të bëhet baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij, Georgina janë fotografuar në rrugë dhe në sy binte barku i rrumbullakosur i saj. Lajmi i shtatzënisë është konfirmuar më pas edhe nga burime të People dhe E!News. Dyshja ka 9 vite bashkë dhe gjithmonë janë treguar mjaft të rezervuar për jetën private, por këtë herë nuk mund t’i shpëtonin syrit të paparacëve.