Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës 05/02/2026
Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël… 05/02/2026
Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti? 05/02/2026
Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit 05/02/2026
“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është! 05/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Ndodhi izolimi

12/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Ndodhi izolimi

Nga Ajn





Dita e  30-të e karantinës, 433 rë infektuar, 13 vetëm sot, më se 200 të shëruar. E diela shkoi e qetë në planin madhor, Boris Johnson doli nga spitali e falenderoi mjekët, blogerët vijuan postimin e fotove të filtruara, e diela e Pashkëve u festua mbyllur, meshët u mbajtën në kisha bosh dhe si kujtim kemi Andrea Bocellin që këndon në një Duomo i vetëm mbi shpresën për botën. Larg Italisë fqinjët e mi, festuan të dielën e pestë në oborr pa vrarë mendjen se ka të tjerë në lagje. Tashmë di emrat e fëmijëve të tyre, Amarildo, Marsela, Abdullah e Shanel. Kam dëgjuar gjithë telefonatat që bënë, bisedat e sherret familjare prej orës 8 të mëngjesit deri në orën 15 kur “Pallatit tënd Marsida” i kundërvura me bokse të fuqishme “Aidën” e Verdit jo me shpresën se princesha etipiane e syrgjynosur do t’i bindte, por me bindjen time, se në mos aria Celeste Aida, marshi triumfal verdian a veçse një opera që buçet në mes të hiçit do i bezdiste. Dhe pata të drejtë. Pas aktit të parë zërat e tyre u ulën, në të dytin një pjesë hynë brenda, në të tretin pothuaj u kthyen në pozicionet fillestare. Nuk e përdora Verdin për çështje epërsie, po se si djalli që i ikën temjanit, edhe ata që nuk njohin kufij të hapësirave të përbashkëta bezdisen kur e tyrja ju cënohet. Si pata mbaruar luftën muzikore me fqinjët e mi, pashë me keqardhje një postim të një mikut tim që vuante nga e njëjta sëmundje me mua, veçse ai nuk kundërpërgjigjej, por sillte me video zhurmën poshtë pallatit të tij. Armata jonë në luftë është krejt amatore dhe jemi të detyruar të dëgjojmë përdhunshëm ata përballë e përkrah pa qenë hiç të interesuar për bisedat e tyre private. Ndodhitë në karantinë janë të rralla, po disa prej tyre janë tortura më vete./revistawho.com


Tags: izolimiKolona Virusindodhi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Next Post
Receta nga Renato Mekolli/ Picë me ton

Receta nga Renato Mekolli/ Picë me ton








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera