Moderatorja e famshme, Ellen Degeneres ka vendosur të dhurojë 1 milion dollarë në fushatën e inicuar nga Leonardo DiCaprio.
Madje ajo hapi edhe një sfidë për ndjekësit e saj.
“Mua më pëlqejnë shumë sfidat, ndaj kushdo që do dhurojë minimalisht 25 dollarë në fushatë ka mundësinë të fitojë të drejtën për të prezantuar bashkë me mua, për të qëndruar në skenë, në passkenë, për të parë mënyrën si punojnë. Të jetë pjesë e monologut tim dhe intervistës me të ftuarit VIP. Pastaj Andy do ta çojë në shtëpi”, tha moderatorja.
E gjitha kjo po bëhet që të arrihet vlera prej 100 milionë dollarësh dhe të ndihmohet në zbutjen e varfërisë dhe zhdukjen e urisë në këtë kohë pandemie.