Aktori shqiptar Bruno Shllaku ka pësuar hemoragji cerebrale dhe është shtruar në spital pasditen e sotme. Sipas burimeve për News 24, gjendja e aktorit është e qëndrueshme, por ka nevojë të monitorohet nga mjekët.
Bruno Shllaku ka luajtur dhjetëra role në skenën e teatrit dhe kinematografisë, ku së fundmi e kemi parë edhe në filmin e Ermal Mamaqit, “I love Tropoja” me rolin e tropojanit tipik.