Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Ku po shkon kjo botë?

20/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Ku po shkon kjo botë?

Nga Ajn





Dita e 37-të e karantinës. 584 të infektuar, 21 vetëm sot. Sot pothuaj më është sosur durimi dhe nervat nuk më mbajnë më. Qeveria propozon që “gjendja e fatkeqësisë natyrore të shtyhet deri më 23 qershor” e me këtë vijojnë nenet e pezulluara të Kushtetutës që do të thotë humbje e të drejtave e lirive edhe për dy muaj kur tashmë kanë shkuar 6 javë dhe nisi e shtata me ne mbyllur. Nëse shtohen të infektuarit sistemi shëndetësor shkon në kolaps, nëse mbetemi me 20 raste në ditë, do na duhen vite që virusi të kryejë procesin. Numri i të varfërve po shtohet dhe mbyllja e gjatë i ka dhënë efektet e gjendjeve të vështira psikologjike. Do hapen biznese tek të cilat zor se do ketë klientë sepse klientët edhe sikur të kenë mundësi të blejnë ose marrin produktet nuk u lejohet të dalin pa marrë leje. Nuk e dimë se çfarë ka sens. Hapen dyqanet e këpucëve, por për t’i blerë duhet të marrësh leje pune ose pazari. Asnjëherë nuk mund ta dimë peshën e vendimeve. Kurrë më shumë se tani nuk mund ta dimë efektin e atyre që bëjmë apo nuk bëjmë. Si një pendë e hollë që papritur bëhet një mal i madh, çdo vendim e veprim i yni tashmë mund të marrë peshë të jashtëzakonshme. Ne nuk e dimë ku po shkon bota me kufij të mbyllur, qytetarë të mbyllur, biznese të mbyllura, e jetë të ndalura për kohë të pacaktuar. Për hir të sëmundjes që ka probabilitet të na sëmurë të tërëve kemi lënë mënjanë 10 mijë të sëmurë kronikë. Jeta nuk është një gramafon që nis e ndalet me një prekje. Asgjë tjetër veç tij e smartfonëve nuk e nis e ndalet me një prekje. Çdo gjë tjetër ka një proces që ndiqet hap pas hapi dhe ku secili shërben si hallkë që nuk mund të anashkalohet. Nëse ne duam të bëjmë nuk mund të ndezim sobën sot, të vëmë xhezven, javën e ardhshme të hedhim sheqerin, muajin tjetër e filxhanin ta marrim në qershor. Nuk e dimë ku po shkon bota. Ne kemi mbetur këtu për nuk dimë se sa./revistawho.com


Tags: kjo boteKolona Virusiku po shkon
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Receta nga Renato Mekolli/ Tartar me salmon

Receta nga Renato Mekolli/ Tartar me salmon








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera