Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19 dhe 25 kanë rezultuar pozitivë, por për herë të parë nuk ka asnjë rast të ri në Tiranë.
Në Krujë kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin 8 raste të reja.
Në total janë 609 raste të infektuar, 238 aktivë dhe 345 të shëruar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.
32 në shërbimin infektiv. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 40 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 27 raste