Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

#KolonaVirusi / Dy ditë uri

24/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
#KolonaVirusi / Dy ditë uri

Nga Ajn





Dita e 41-të e karantinës. 678 të prekur, 6, 7, 8. Si një numërim i stërmadh. ‘SARS-COV2’ ka ndryshuar rrënjësisht jetët tona. Tani ne presim të dalë kreu i qeverisë në ‘Facebook’ që të marrim vesh, a duhet ta blejmë bukën sot edhe për dy ditët e ardhshme apo mund të dalim nesër? Me të dalë ai në 15:00 në ekranin e vet, ne sulemi drejt furrave dhe nuk dëgjojmë më se ç’thotë. Te furra ka radhë të gjatë. As bukëpjekësit nuk e dinin që do mbylleshin dy ditë rrjesht edhe këtë javë. Të blerit e bukës varet nga kryeministri dhe kjo është pak ta quash absurde. Që kur liritë tona u kufizuan për hir të sëmundjes e ligjshmja dhe e paligjshmja janë të paqarta dhe varen nga postime në mediat sociale. Më dhemb koka kur e mendoj. Pos situatës së krijuar që mjafton në vetvete, koha e izolimit dhe daljes, varen nga figurat publike. Nuk e kisha imagjinuar as në ëndrrat më të frikshme. Te furra ndërsa prisja radhën pa shtyrë dhe pa kaluar fshehurazi tri vende para, bukët u mbaruan dhe u ktheva në shtëpi me një mëri të madhe dhe pa bukë. Ndërsa shaja nëpër dhëmbë, dhe mendoja kaosin shtetëror, vendimet liricënuese, shpesh të thëna me tonalitetin e një fëmije të llastuar qyteti që vete në fshat për t’u shpënë dritë të pagdhendurve pashë ndoca ndarje me zona të gjelbra e të kuqe, me komandantë e bej, me batuta e urdhra, me fjalime e shtrëngime, me perëndi e zotër, me orare dalje për të moshuar e mbyllje për të tjerë, dhe mend desh lajthita nga absurdi ku duhet të jetoj. Dhe pyeta, deri kur o Zot?

Tek shtrydhja trutë duke menduar nga t’ia mbaj kur të iki nga ky vend, u përmenda që më presin dy ditë uri, e shtunë dhe e dielë pa bukë, le të hamë biskota, ose po zhytemi në patate se patatja është edhe bukë edhe gjellë, se jemi në luftë dhe se armikun e padukshëm e luftojmë me xhiro tanqesh e kërcënime “feisbuqjane”./revistawho.com


Tags: Kolona virus
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Next Post
Receta nga Renato Mekolli/ Çokollatë fondente (Souffle)

Receta nga Renato Mekolli/ Çokollatë fondente (Souffle)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera