Pasi publikoi këngën “Sa t’kom dasht”, e cila rezultoi shumë e suksesshme, duket se këngëtarja Nora Istrefi po përgatitet për projektin e radhës. Sipas raportimeve të producentëve të saj, Nora shumë shpejt do lançojë këngën tjetër. “Working on second project”-shkruhet në postimin e tyre, ku shfaqen së bashku me kengëtaren.