Me anë të një postimi në rrjetet social, Arilena Ara ka treguar se shumë shpejt do të mbajë një koncert recital në sheshin ‘Nënë Tereza’.
“”Zëri i heshtjes”, e lumtur të ndaj me ju këtë lajm. Recitali im live nga sheshi ‘Nënë Tereza’”, ka shkruar artistja krah fotos ku shfaqet në sheshin e njohur të Tiranës.
Arilena nuk ka bërë të ditur asnjë datë rreth këtij momenti, ndonëse ndjekësit janë surprizuar nga ky lajm dhe e kanë pyetur menjëherë. Kujtojmë se dhe artistë të njohur anembanë botë, një prej tyre dhe Andrea Bocelli mbajti të njëjtin koncert në sheshin e boshatisur të Milanos si një thirrje shprese për të gjithë këtë periudhë të vështirë nga ‘Covid-19’./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B_kvaYqH58f/?igshid=13dtb077rtnxm