Stilisti simpatik Charbel Zoe Couture që stilon yjet botërore si Jennifer Lopez, Paris Hilton etj, duket se është edhe i prferuari i këngëtares shqiptare, Bleona Qereti. Bleona e cila është anëtare jurie e spektaklit, “Your Face Sounds Familiar”, duket shumë seksi me këtë fustan rrjetë, që është dizenjuar nga stilsti zeshkan që ndodhet në Los Angeles, aty ku banon edhe Bleona. Siç shihet edhe nga foto në ‘Instagram’, fustanin që Bleona veshi të hënën në mbrëmje, disa javë më parë është stiluar nga duart e Charbel Zoe Couture dhe është postuar në rrjetet sociale. Bomba e skenës sonë përmes një postimi në “Instagram” falenderon stilistin e famshëm që e ka bërë të shkëlqejë mbrëmjen e djeshme.