Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”! 05/12/2025
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…” 04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin 04/12/2025
Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën! 04/12/2025
Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET! 04/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kazhani dhe Sulo tek Ujësjellësi, Erion Veliaj i përgjigjet rrjetit… Flasin dy gazetaret

02/05/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Kazhani dhe Sulo tek Ujësjellësi, Erion Veliaj i përgjigjet rrjetit… Flasin dy gazetaret

Lajmi se dy gazetaret e njohura, Mira Kazhani dhe Bieta Sulo kanë pasur një kontratë pune me ‘UKT-në’ e Tiranës ka shkaktuar mjaft zhurmë në mediat ‘online’.





Pas gjithë reagimeve në rrjet, ka ardhur dhe komunikimi i parë nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili me anë të një postimi në “Facebook” ka treguar se si qëndron e vërteta.  Veliaj ka sqaruar se Bieta Sulo ka kontribuar në UKT nga data 6 prill 2018 deri në datën 20 shtator 2018, pra gjithsej 5 muaj, kohë kur ende nuk e kishte nisur projektin e saj të ri me emisionin e pasdites.

Më tej ai bën me dije se Mira Kazhani ka shërbyer si këshilltare mediash pranë UKT-së për një mandat, një praktikë që është ndjekur prej vitesh nga ndërmarrjet sh.a në Shqipëri.


“Tre ditët e fundit kam vërejtur me keqardhje shumë sharje dhe akuza në adresën tonë, për shkak të dy zonjave që punojnë në fushën e komunikimit publik, Bieta Sulos dhe Mira Kazhanit, të cilat për një kohë janë kontraktuar si eksperte të jashtme për strategjinë e komunikimit, nga kompania e UK Tiranë.

Bieta Sulo ka kontribuar në UKT nga data 6 prill 2018 deri në datën 20 shtator 2018; pra, gjithsej 5 muaj, gjatë një periudhe kur ende nuk kishte nisur projektin e saj të ri me emisionin e pasdites e të kish suksesin për të cilin anatemohet sot. Pas përfundimit të marrëveshjes kontraktuale për komunikimin publik të kompanisë, ajo nuk ka më asnjë marrëdhënie me UKT-në.

Ndërsa, Mira Kazhani ka shërbyer si këshilltare mediash pranë UKT-së për një mandat, një praktikë që është ndjekur prej vitesh nga ndërmarrjet sh.a në Shqipëri – e ku disa prej atyre që sot u hidhen në fyt nga ekranet dhe portalet e tyre, i kanë pasur vetë këto pozicione. Për këta të fundit nuk do humbisja asnjë sekondë, por ia detyroj këtë shpjegim atyre që janë helmuar nga kjo histori mediatike, që ka marrë dhenë edhe në rrjetet sociale. U kërkoj ndjesë për shqetësimin, edhe pse në asnjë sekondë nuk kam dhe nuk kemi menduar asgjë tjetër, përveçse si të bëjmë sa më mirë punën!

Kjo vlen si një mësim për UKT e për vetë Bashkinë, që të mos gjendet herë tjetër as nën presionin e kujtdo mëkatari që hedh gurë në emër të shenjtërisë, po as në pozitën e sikletshme të nevojës për të dhënë shpjegime pas “aksidentit”. Mungesa e sqarimeve të dhëna në kohën e duhur për angazhimin e dy njerëzve të jashtëm në funksion të nevojave të caktuara, nuk duhet dhe nuk do të përsëritet më.

Nga ana tjetër, edhe procesi i marrjes në punë të ekspertëve të jashtëm, siç bëjnë të tëra kompanitë e institucionet e botës për nevoja të caktuara, do të vazhdojë, por duhet e do të jetë edhe më transparent për publikun. Ndjesë edhe njëherë, të gjithë atyre që janë ndikuar negativisht nga kjo histori, por jo ndikuesve të paskrupullt, të cilët thjesht kanë hyrë në një borxh më shumë me publikun e me të vërtetën!Ju uroj një fundjavë të qetë plot mirësi”, ka pohuar Erion Veliaj.

Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i parë publik i autores dhe moderatores së programit të ‘Ftesë në 5’, Bieta Sulos, e cila ka ndarë lajmin me ndjekësit në rrjetet sociale.

“Për ata që dinë të lexojnë, dinë të shkruajnë dhe dinë të flasin shqip”, ka shkruar Sulo krah këtij postimi.

https://www.instagram.com/p/B_sZoWynZgD/?igshid=guz5zzezh6nr

Ndërsa vetë Kazhani ka pohuar se ajo punon pranë UKT-së dhe se kjo nuk është në shkelje të ligjit. Ajo ka theksuar në shkrimin e publikuar në portalin e saj “Tirana Post” se po të kishte fuqi do bënte edhe katër punë, pasi rroga si gazetare nuk i del për të mbuluar shpenzimet e jetës së saj.


https://tiranapost.al/25-rreshtat-e-mires/e-di-qe-e-verteta-spi-uje-por-nje-pergjigje-per-ke-do-ende-t

Kujtojmë se ‘RevistaWho.Com’ ishte e para që kontaktoi me ‘UKT’ duke marrë një përgjigje zyrtare për punësimin e Bieta Sulos, duke verifikuar dhe vërtetuar se emri i moderatores nuk ekziston më në atë bordero.

Tags: bieta suloErion VeliajMira Kazhanireagimukt
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”!
Breaking News

Është zyrtare, Arilena Ara prezantuese e “Festivalit të Këngës 2025”!

05/12/2025
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…”
Breaking News

Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…”

04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin
Breaking News

Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin

04/12/2025
Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën!
Breaking News

Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën!

04/12/2025
Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET!
Breaking News

Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET!

04/12/2025
Ajo tha: Poooo! Jori merr propozimin romantik nga partneri!
Breaking News

Ajo tha: Poooo! Jori merr propozimin romantik nga partneri!

04/12/2025
Next Post
Pa pikë ‘makeup-i’ në fytyrën e saj, Eleni Foureira-n nuk e keni parë kurrë kështu

Pa pikë ‘makeup-i’ në fytyrën e saj, Eleni Foureira-n nuk e keni parë kurrë kështu








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera