Raporti i tyre ka qenë i shumë komentuar për shkak të lidhjes së dashurisë që Bella Hadid dhe Selena Gomez kanë pasur me këngëtarin The Weeknd.
Së fundmi pas kaq kohësh, fansat kanë vënë re se Hadid ka vendosur ta ndjekë mbrapsht Gomez në rrjetin social të ‘Instagram’.
23-vjeçarja e ka bërë këtë veprim thuajse një vit pas ndarjes nga këngëtari në 2019-ën.
Ndonëse Bella është rikthyer disa herë me The Weeknd duket se lidhja e tyre nuk ka funskionuar edhe pas perpjekjeve të shumta. Siç duket me kalimin e kohës Hadid dhe Gomez kanë vendosur t’i lënë pas dramat në jetën e tyre dhe të mbështesin njëra-tjetrën edhe në publik./revistawho.com