Moderatorja e njohur shqiptare, njëherazi dhe ish-Miss, Floriana Garo ka qenë ditën e sotme në një lidhje ‘Skype’ në programin ‘Kafe Shqeto’ me gazetarin Flavio Qarri.
Garo ka treguar se si ka kaluar kjo periudhë për të, duke u kujdesur për të vegjëlit e saj në Gjenevë, teksa nuk ka munguar dhe pyetja nëse Florianës i mungon jeta në Shqipëri dhe vëmendja e publikut.
“Sigurisht, sigurisht që më merr malli, jo për jetën e showbiz-it, nuk do thoja këtë. Më merr malli për emisionet që bëja, për të intervistuarit të njerëzve interesantë edhe sepse tani kam qenë në rolin e të intervistuarës, por më ka marrë malli t’i bëj unë intervistat dhe t’i organizoj unë emisionet”, ka pohuar Garo gjatë lidhjes në emision.
Kujtojmë se prej disa vitesh, Floriana është zhevendosur në Genevë, aty ku vazhdon jetesën me bashkëshortin dhe 2 fëmijët e tyre./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B_2LN4chRrX/?igshid=1frks0j5j01gi