Aktorja Demet Ozdemir është çdoherë në vëmendje të mediave turke për jetën e saj private. Gjatë xhirimeve të serialit “Erkenci kus”, Demet u përfol për një lidhje me Can Yaman. Lidhja e tyre përfundoi me debat mediatik, por tani çifti duket se kanë mbetur miq. Muajt e fundit Demet Ozdemir u përfol për një lidhje me një biznesmen turk. As kjo lidhje nuk shkoi siç pritej dhe përfundoi gjatë periudhës së karantinës. Së fundmi mediat turke raportojnë se aktorja 28-vjeçare po nis një lidhje me një aktor shumë të njohur turk. Bëhet fjalë për aktorin Kerem Bursin të cilin e njohim nga seriali “Dyshja fantastike”, i transmetuar vitin e kaluar në TV Klan. Demet dhe Kerem kanë preferuar të mos flasin për lajmet që kanë qarkulluar në media për një lidhje të mundshme të tyre. Megjithatë sipas mediave turke çifti është në fazat e fillimit të një lidhjeje dhe po njohin njëri-tjetrin.