Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg!  09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

4 raste të reja me COVID dhe 28 të shëruar, sot dita më pozitive

12/05/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
4 raste të reja me COVID dhe 28 të shëruar, sot dita më pozitive

Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64%. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Të shëruar janë 28 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë. 682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve.





Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.
Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike. Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale, bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

“Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40” mbyllet deklarata.

COVID-19 – Statistika (12 Maj 2020)
Testime totale                   11332
Testime molekulare           10802
Testime serologjike             530
Raste pozitive                     876
Raste të shëruara               682
Raste Aktive                       163
Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           70
Krujë            51
Shkodër        16
Kamëz          12
Fier                5
Kurbin           3
Elbasan         2
Mirditë           1
Berat             1
Durrës           1
Korçë            1

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka
Breaking News

Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka

09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën
Breaking News

Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën

09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 
Breaking News

Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 

09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij
Breaking News

“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij

09/12/2025
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!
Breaking News

Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!

09/12/2025
Next Post
Nëna e Ermal Fejzullahut feston ditëlindjen, këngëtari dhe bashkëshortja e tij i bëjnë dedikimin e veçantë

Nëna e Ermal Fejzullahut feston ditëlindjen, këngëtari dhe bashkëshortja e tij i bëjnë dedikimin e veçantë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera