Moderatorja Elona Duro ishte e ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Teksa po flitej mbi emrat e fëmijëve, Elona zbuloi se të birit ia kanë vendosur emrin Tomas, për t’ia përshtatur me të vjehrrit që e ka Thoma.
“Kur morëm vesh gjininë, lidhja që im shoq bëri ishte një emër modern. Tomas është një emër besnik, një emër me pushtet, emër biblik. Por mbi të gjitha, një emër që ka lidhje drejtpërdrejtë me gjyshin e tij të quajtur, Thoma”, tha moderatorja.