Këngëtari i njohur, Ed Sheran, është zyrtarisht muzikanti më i pasur britanik nën moshën 30-vjeçare shkruan “Sunday Times Rich”. Aristit i janë shtuar 40 milionë paund në pasurinë e tij që në total arrin shumën marramendëse prej 200 milion paundësh.
Pjesë e listës së personazheve më të pasur britanik nën 30-vjeç janë edhe Harry Styles, Liam Payne, Niall Horan dhe Zayn Malik që kanë qenë pjesë e grupit të famshëm të muzikës, “One Direction”.