Këngëtarja e njohur ndërkombëtare, Adele duke se ka vendosur të jetojë shumë pranë ish-bashkëshortit të saj, Simon Konecki. Burime pranë tyre kanë treguar për ‘People’ se ky vendim ka ardhur në mënyrë që djali i tyre 7-vjeçar, Angelo të mos e ndjejë divorcin e prindërve. Ata kanë shtuar se Adele dhe Simon kanë preferuar që ta bëjnë sa më të avashtë këtë ndryshim madhor në jetën e djalit, i cili është dashuria më e madhe e këngëtares.
Burimet kanë bërë të ditur se në të mirë të djalit, ish-çifti nuk do të bëjë më publik asnjë detaj rreth hapave drejt divorcit të tyre./revistawho.com