Përveç talentit dhe hiteve të padiskutueshme, Klajdi Haruni është i njohur edhe për energjinë që përcjell kur këndon dhe sigurisht për momentin kur hipën mbi karrige e tavolina. Por duket se këtë cilësi, Klajdi e paska të trashëguar nga babai i tij. Këngëtari ka ndarë disa pamje, ku babai duket teksa ka hipur mbi karrige dhe kërcen plot gëzim, teksa të gjithë po festojnë Bajramin. “Bëmë baba të të ngjaj”, shkruan Klajdi dhe në këtë rast kjo shprehje vërtetohet më së miri.
https://www.instagram.com/p/CAkIJWGgLln/?igshid=di2g3t3eioht