Darkën duket se këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Poni e kalon duke u kujdesur për djalin e saj. Artistja ka publikuar në ‘Instastory’ një foto të të birit duke treguar se është duke studiuar. “Po bëjmë mësimet se kemi test nesër”, ka shkruar këngëtarja krah postimit të fundit në rrjetet sociale, ku shihet djali duke shkruar.
Poni ka ndarë edhe herë të tjera momente të ndryshme me djalin, duke treguar herë pas here kujdesin që tregon ndaj tij. Me siguri këtë periudhë këngëtarja e ka shfrytëzuar për ta shijuar maksimalisht pranë dashurisë së saj më të madhe, djalit./revistawho.com