Me anë të disa fotove të publikuara në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Beatrix Ramosaj ka treguar tokën e babait të saj.
Këngëtarja ka fotografuar natyrën e gjelbërt dhe gjithë bukuritë e saj teksa rrezet e diellit kanë takuar fushën e madhe.
“Toka e bukur e babait tim. Llapashticë e poshtëme”, ka shkruar Ramosaj krah postimit të fundit, i cili e ka bërë me siguri shumë nostalgjike.
Kujtojmë se Beatrix ka treguar në intervista të ndryshme, se pavarësisht mungesës fizike të babait, mamaja e saj, Antigona ka qenë mbështetja më e madhe e këngëtares dhe vëllait të saj, Alban Ramosaj./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CAph7OaJuSm/?igshid=1piz2do2wxnx9