Ish-modeli që sot menaxhon turet e artistëve të njohur ndërkombëtare për Australinë, Alessio Alia, feston sot ditën e lindjes. Mes shumë urimeve, pa dyshim më i veçanti ka qenë ai i vajzës së tij, e cila ka shkruar një kartolinë për babi Alession. Ai shkruan se është i bekuar për familjen e tij, të cilët me siguri ia kanë bërë këtë ditë mjaft të bukur. Bashkëshortja e tij, Catherine, është kujdesur të organizojë një drekë me njerëzit më të dashur të Alessios dhe e ka surprizuar me një tortë me Interin, skuadrën e tij të preferuar. Kjo me siguri duhet të jetë një ditëlindje ndryshe për shkak të pandemisë, por të gjithë janë kujdesur që të jetë mjaft e veçantë për Alession.