Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, ka treguar se po i kushton shumë rëndësi fizikut të saj dhe mund të themi se ja ka arritur të ketë forma për t’u patur zili.
Anxhela ka publikuar së fundmi një foto ku shfaqet me bikini dhe vihet re fiziku i saj perfekt. Ajo ka marrë komente të shumta që e komplimentojnë për trupin e saj, por edhe për vullnetin që ka patur për të arritur deri këtu. Kujtojmë se kohë më parë, Anxhela ishte në e shëndetshme dhe me disa kile më shumë, por që falë këmbënguljes së saj ia ka dalë të ketë format që ka tani.