Morena Taraku ka vendosur që së fundmi me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të ndjekësve të saj. “Çfarë do ndryshoje po të ktheje kohën?”, ka shkruar një prej fansave, të cilit Morena i është përgjigjur duke u treguar mjaft transparente.
“S’do bëhesha kurrë person publik, sepse njerëzit flasin shumë e kurrë nuk mund të dinë të vërtetën”, ka pohuar Taraku. Ndërsa pyetjes se për çfarë është penduar më shumë, këngëtarja iu përgjigj duke thënë: “Duke dhënë nga vetja copa zemre për njerëz të gabuar”.
Në postimet e radhës Morena ka theksuar se dashuria e saj më e madhe është babai, për të cilin do të bënte gjithçka pasi siç e quan ajo, ai është shtylla e zemrës së saj./revistawho.com