Dj Sardi është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së tij private. Megjithatë prej kohësh flitet se ai është në një lidhje me një vajzë, e cila nuk është personazh publik. Duket se këtë fundjavë, Sardi ka udhëtuar drejt bregdetit me partneren dhe nuk ka mundur t’i rezistojë një fotoje nga deti. Mirëpo rrjeti është ndezur, pasi në foto duket qartë që dora e tij është mbi vithet e të dashurës. Ky lajm ka bërë xhiron e mediave, duke qenë se Sardi është mjaft i rezervuar përsa i përket jetës private. Pak kohë më parë ai tregoi se lidhja e tyre është serioze dhe ata po ecin në hapat e duhur.