Moderatorja e njohur, Jona Spahiu ka qenë pasditen e sotme e ftuar në programin ‘Ftesë në 5’. Ajo ka treguar se mezi e ka pritur kthimin në normalitet, ndërsa është surprizuar në një lidhje direkte nga kunata e saj, Drita, me të cilën gëzon një raport shumë të ngushtë.
Teksa Jona ka pohuar se motra e Frenklit është shumë e rëndësishme për të, ka treguar dhe një histori me të kur kjo e fundit është përpjekur ta dehë në New York.
Dy vajzat janë vënë përballë disa situatave, ndërsa duke qeshur kanë pohuar se gëzojnë një raport fantastik, ndërsa Jona pohoi se Drita nuk ka asnjë dallim nga motra e saj./revistawho.com