Me vetëm tre përbërës të thjeshtë dhe pak kohë, mund të përgatisni një kavanoz të shijshëm të reçelit të qershisë. Shije perfekte për të shoqëruar kosin në mëngjes, në një fetë buke apo kulaçi me gjalpë ose mbi akullore. I thjeshtë, vegan dhe pa sheqer të rafinuar.
Përbërësit
2 kg qershi të kuqe
1.5 kg sheqer
6 gjethe barbaroze
1 bishtajë vaniljeje
Udhëzimet
Hapi 1Në fillim lajmë mirë qershitë, u heqim farat e bishtat.
Hapi 2I vendosim në një tenxhere së bashku me sheqerin, barbarozën, vaniljen dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 3 orë, duke i përzier herë pas here.
Hapi 3Ditën tjetër i ziejmë përsëri, derisa reçeli të jetë trashur mirë.