Kemi dëgjuar emra si Beren Saat, Neslihan Atagul apo Tuba Buyukustun që të fitojnë çmime të rëndësishme, por së fundmi çmimin “Ylli më i suksesshëm i Turqisë” e ka marrë një tjetër aktore. Bëhet e ditur se këtë çmim e ka fituar Demet Ozdemir. Aktorja turke u bë shumë e njohur në botë me serialin “Erkenci kus” i cili u transmetua në shumë shtete dhe pati shumë sukses. Çmimi “Ylli më i suksesshëm i Turqisë”, u krijua nga sajtet artistike turke në bashkëpunim me televizionin zyrtar turk pas një sondazhi. Demet mori 53% të votave duke kaluar kështu emra të njohur të kinematografisë turke. Në vendin e dytë u zgjodh Neslihan Atagul ndërsa në të tretë Tuba Buyukustun dhe Hazal Kaya./revistawho.com