Dafina Zeqiri ka treguar gjithmonë se i pëlqen të eksperimentojë me ‘look-un’ e saj, i cili ka ndryshuar nga java në javë. Së fundmi artistja e shumë hiteve ka treguar me anë të disa fotove përgatitjet e një projekti të ri muzikor, ku ka marrë vëmendjen maksimale pamja mjaft tërheqëse e saj.
Me një veshje në ngjyrat e kuqe dhe të bardhë, flokët e gjatë dhe grimin mjaft ‘glamour’ me xixa, Zeqiri ka sjellë sërish një trend me këtë stil.
“Baby ti ama”, ka shkruar Dafina krah postimit duke zbuluar pak nga projekti i radhës. Kujtohet se ajo ka sjellë këngë të ndryshme gjatë kësaj periudhe si ‘Një herë në jetë’ apo ‘A je pendu’ që janë kthyer menjëherë në hite./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CBv5LfSJCbX/?igshid=ed32zexfvt3i