Aktorja turke Farah Zeynep Abdullah njihet nga i gjithë publiku shqiptar pasi ajo ka luajtur në seriale shumë të ndjekur. Kujtojmë këtu serialin “Kur Seit dhe Sura” dhe serialin “Kosem” në rolin e Princeshë Farias. Aktorja 30-vjeccare është në fokus të mediave edhe për jetën e saj private dhe së fundmi është zbuluar lidhja e saj e dashurisë. Farah është kapur mat me këngëtarin turk Reynmen, 24 vjecc. Ccifti u panë teksa argëtoheshin së bashku në një park tenisi. Aktorja sapo ishte ndarë nga një lidhje me aktorin Dogu Demirkol, lidhje e cila nuk zgjati. Farah Zeynep Abdullah ka preferuar gjithnjë që ta ruajë jetën private larg syrit të publikut megjithatë paparacët turk e kanë zbuluar edhe lidhjen e saj më të re. Aktorja vetë nuk ka komentuar ende mbi lajmet e fundit.