Fundjava duket se e ka gjetur moderatoren e njohur, Rudina Magjistari mes natyrës. Së fundmi ajo ka publikuar në llogarinë e saj videon e një pilivese duke shtuar se dikur i ka patur shumë frikë.
“Dikur i kam patur frikë, sot më pëlqejnë pafund”, ka shkruar Magjistari krah postimit të fundit në ‘Instagram’. Këto pamje i kanë bërë mjaft nostalgjikë ndjekësit të cilët kanë lënë komente të ndryshme duke kujtuar fëmijërinë e tyre.
Kujtojmë se momentalisht Rudina është duke shijuar pushimet e fundjavës, pasi moderatorja vazhdon të jetë në ekran me programin e pasdites në ‘Tv Klan’./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CCOJ_tEjAhP/?igshid=zrayqlirzhan