Shumë njerëz i janë kthyer kundër “Apple” për shkak se harta e tij nuk e ndan Kosovën nga Serbia. Mes tyre ka reaguar edhe këngëtarja e famshme, Dua Lipa. Ajo i është bashkuar peticionit me 11 mijë firma të mbledhura deri tani. Megjithatë ky reagim i Duas ka hasur në kundërvënien e këngêtares së njohur serbe Jelena Karleusa.
“E dashur @dualipa, të duam këtu në Serbi. Ekstremizmi në asnjë mënyrë nuk është një përgjigje (ju e dini që udhëheqësi i Kosovës është në Hagë, duke u përballur me aktakuzë për krime lufte etj. Ju mund të gjeni njerëz shumë të këqij nga të dy palët)
Ju lutemi përdorni platformat tuaja sociale për të shkëmbyer dashuri, paqe dhe muzikë (dhe të ktheheni në Kosovë për të qenë me njerëzit tuaj)
Dashuri për të gjithë njerëzit e mirë në mbarë botën!”.
Tani na mbetet për të parë nëse Dua do t’i kundërpërgjigjet koleges së saj./revistawho.com








