Në vetëm pak ditë, Luana Vjollca pritet të publikojë projektin më të fundit muzikor në bashkëpunim me këngëtarin spanjoll, Yay Santos.
Moderatorja ka treguar se një pjesë të kohës ka qenë me Santos në studio për të finalizuar projektin, ndërsa në postimin e fundit ka zbuluar një prej skenave të klipit.
“Una mas. Së shpejti”, ka shkruar Luana krah postimit ku ka etiketuar dhe Yay.
Fansat kanë lënë menjëherë një sërë komentesh duke u surprizuar dhe nga kjo fotografi e Luanës dhe Yay.
Ata nuk kanë saktësuar ende një datë rreth publikimit, por me siguri projekti nuk do të vonojë edhe shumë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CC0z0vSnUz9/?igshid=fmkif2jk0ii8