Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

3 javë pa takuar djalin, gazetarja: Doja ta prekja dhe nuk e prekja dot

24/07/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
3 javë pa takuar djalin, gazetarja: Doja ta prekja dhe nuk e prekja dot

Ditën e sotme, e ftuar speciale tek “Rudina”, ka qenë gazetarja dhe spikerja e njohur Enita Mema.  Së bashku me të ishte edhe djali i saj 7-vjeçar, Daniel. Teksa u kthye pak kohë pas, Enita kujtoi një moment mjaft të vështirë gjatë kohës së karantinës. Ajo duhet të dilte nga shtëpia për shkak të profesionit të saj dhe prandaj mendoi që ishte më mirë që djali të jetonte me babain e vet dhe kështu u detyrua mos ta takonte për 3 javë.





Enita Mema: Ajo ishte periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne. Ne e perjetonim çdo ditë edhe këtu sepse e ishim njerëzit e paktë që kishin mundësinë të dilnim dhe të qarkullonin dhe të vazhdonim rutinën e përditshme, në njëfarë mënyre. Paniku në gjendjen e parë të karantinës ishte i madh tek kushdo dhe kjo gjendja psikologjike ndikoi në mënyrë vendimtare. Jo se rreziku i virusit ka rënë apo është reduktuar, por impakti i parë është gjithmonë shumë i vështirë për t’u përballuar edhe nga ana psikologjike. Kështu që përballë kësaj gjëjë mendova që kjo do ishte zgjidhja më e mirë për djalin dhe ne qëndruam 3 javë pa u parë. Unë kam vajtur vetëm një mbrëmje, i çova çantën për të bërë detyrat tek babi i vet. Edhe djali ishte me maskë, me doreza, i mbështjellë, doja ta prekja dhe nuk e prekja dot. Unë brenda në makinë, ky jashtë, vetëm i lashë çantën dhe nuk u takuam dot. Kur u largua tek dera vetëm rrinte dhe ma bënte me dorë, derisa unë u largova. Ka qenë shumë prekëse. Unë e vuajta, pavarësisht se para djalit nuk e jepja veten, domethënë kur komunikonim me telefon apo me Video Call, e vetmja mënyrë komunikimi për të gjithë banorët e tokës besoj në atë periudhë”, tregoi gazetarja. Më tej ajo foli edhe për momentin kur e takoi djalin sërish dhe ishte pikërisht në ditën e saj të lindjes.

“Shkova e mora unë atë ditë, isha dhe në punë, deri mbasdite që mbarova lajmet, mbarova edicionin e orës 7 e 30. Shkova më pas ta merrja dhe ai nuk ka rreshtur: O ma edhe sa do të vish? Po të pres, o ma. Kur mbërrita aty doli menjëherë. Ishte emocion i jashtëzakonshëm, unë nuk ngopesha duke e puthur, por prapë me pak frikë. Shkuam në shtëpi, u lamë, u dezinfektuam dhe pastaj vetëm u përqafuam në shtëpi”, u shpreh Enita.


Tags: Enita mema
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Next Post
Besnik Çinari: Humorin sot nuk e ndjek!

Besnik Çinari: Humorin sot nuk e ndjek!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera