Aktori turk Ozan Guven ka qenë në vëmendje të mediave pas skandalit të ndodhur pak javë më parë. E dashura e tij Deniz Bulutsuz e denoncoi aktorin se e kishte dhunuar dhe publikoi fotot që e vërtetonin këtë. Ozan nga ana tjetër deklaroi se ajo e kishte kërcënuar dhe publikoi gjithashtu fotot ku akuzonte të dashurën se e kishte dhunuar. Prokuroria ka kërkuar 13 vite burg për aktorin i cili ka luajtur në një nga serialet më të ndjekur “Sulejmani i madhërishëm”. Ndërkohë mediat turke bëjnë të ditur se ai është larguar nga shtëpia. Paparacët kanë fotografuar shtëpinë e aktorit i cili ka mbyllur dyer e dritare, makinën e ka zënë pluhuri pasi nuk e ka përdorur për një kohë të gjatë dhe as motorrin e tij. Sipas fqinjve të aktorit, as asistentët e tij nuk kanë shkuar më në shtëpinë e tij pas skandalit.