Kjo recetë është e përkryer për adhuruesit e ëmbëlsirave të buta me çokollatë. Brownies janë të shijshme dhe të lehta për t’u përgatitur, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në shtëpi.
Përbërësit
170 gr gjalpë
370 gr çokollatë
250 gr sheqer
4 vezë të vogla
180 gr miell të situr
50 gr kakao
1 bustinë vanilje
- Sigurohuni që vezët të jenë në temperaturën e dhomës kur t’i vendosni në gatim, në mënyrë që brownies të jenë të buta dhe të piqen në mënyrë të barabartë. Nëse harroni t’i nxirrni vezët një orë më parë, lërini në një tas me ujë të ngrohtë për rreth 15 minuta.
- Vendoseni tavën me brownie në qendër të furrës dhe prisni derisa furra të jetë tërësisht e ngrohur.
Udhëzimet
STEP 1Ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë.
STEP 2Vendosim 170 gr gjalpë dhe 250 gr çokollatë në një enë si për banjomari.
STEP 3Pëziejmë përbërësit derisa të jenë shkrirë plotësisht. Shtojmë sheqerin duke e përzier shumë mirë.
STEP 4Shtojmë vezët, vaniljen, miellin dhe kakaon. Përziejmë vazhdimisht dhe në fund shtojmë çokollatën e mbetur në copa.
STEP 5Në një tavë shtrojmë letër furre dhe bëjmë mbushjen me brownie. I vendosim në furrë dhe i pjekim për 25 minuta.
STEP 6Pas pjekjes i lëmë të ftohen pak dhe më pas i shërbejmë.