Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar
Janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (28 Korrik 2020)
Testime totale 39690
Raste pozitive 4997
Raste të shëruara 2789
Raste Aktive 2060
Humbje jete 148 (Qarku Tiranë 79, Shkodër 23, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1111
Durrës 245
Shkodër 202
Vlorë 102
Lezhë 81
Fier 76
Korçë 71
Elbasan 48
Kukës 52
Berat 29
Gjirokastër 22
Dibër 21